Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq teksa iu adresua qytetarëve të tij rreth zhvillimeve të fundit në dialog dhe në veri të Kosovës, ka përmendur ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, për një vendim të tij ku kishe shfuqizuar tabelat ‘KS’.
Ai para gazetarëve nxori vendimin e ish-ministrit Veliu në kohën e Qeverisë Hoti, teksa shtoi se janë të pranueshme për serbët pasi ato janë në përputhje me rezolutën 1244 dhe janë lëshuar nga UNMIK-u.
“Ata shfuqizuan tabelat KS në mënyrë të paligjshme në 2020”, deklaroi Vuçiq, ndërsa u shpreh për serbët janë të papranueshme targat RKS.
Për Vuçiq-in, autoritetet kosovare po synojnë të dëbojnë serbët e Kosovës. /Gazeta Enigma/