Profesori amerikan, Edward Joseph, ka folur rreth zhvillimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe vendosjes së reciprociteti për targat dhe letërnjoftimet për serbët.
Joseph vlerëson se kjo “krizë” nuk ka të bëjë me njohjen e nënkuptuar të Kosovës madje thotë se në një intervistë gjatë muajit mars, këtë e ka pranuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i cili kishte ofruar që të përfshijë deklaratën se marrëveshja për reciprocitet nuk do të thotë se Serbia e njeh Kosovës.
“Kjo ‘krizë’ nuk ka të bëjë me njohjen e nënkuptuar të Kosovës. Në një intervistë të marsit, kryenegociatori dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e pranoi këtë kategorikisht. Bislimi ofroi të përfshijë deklaratën se “Kjo [marrëveshje] nuk do të thotë se Serbia e njeh Kosovën”.
Nëpërmjet disa postimeve në Twitter, ai ka përmendur tensionet në veri të vendit.
“Kosova tashmë mbledh të hyra doganore dhe ka “Menaxhimi i Kufijve”, pra pse bujë e madhe? Rreth 90% e serbëve të Kosovës, në veri dhe në jug, posedojnë dokumente zyrtare të lëshuara nga Republika e Kosovës, sipas serbëve të Kosovës. Greqia nuk e njeh Kosovën, e megjithatë pranon targat RKS dhe dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Më shumë provë se kjo nuk është një “krizë sovraniteti”.
Mes tjerash, profesori amerikan thekson se nëse për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shqetësim sigurimi i të drejtave të serbëve në Kosovë atëherë ai mund të udhëheqë rrugën që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, në mënyrë që serbëve të Kosovës t’iu ofrohet qasje në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut.
“Nëse shqetësimi është sigurimi i të drejtave të serbëve të Kosovës – fokusi i duhur – atëherë Vuçiq mund të udhëheqë rrugën që Kosova të anëtarësohet në KiE, duke u ofruar serbëve të Kosovës qasje në GJEDNJ. Kjo do të ndryshonte menjëherë marrëdhëniet. Në vend të kësaj, Vuçiç po zbulon retorikën famëkeqe të kohës së luftës që i parapriu spastrimit etnik dhe gjenocidit në Bosnje”.
“Milan Radoiçiq dhe figura të tjera serbe të Kosovës janë informuar drejtpërdrejt nga ambasadori amerikan Hovenier se masat e reciprocitetit të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe legjitime. Hovenier u ka bërë apel palëve që të menaxhojnë dhe de-përshkallëzojnë situatën”.
Joseph tutje thotë se Kosova është e obliguar të zbatojë Asosacionin e Komunave me shumicë serbe në përputhje me Kushtetutën e saj.
Tutje, ai kujton se për këtë është dakorduar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili në Marrëveshjen e Uashingtonit është pajtuar që Asosacioni të vihet në rend dite.
“Kosova është e obliguar të zbatojë ‘Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe’, në përputhje me Kushtetutën e saj. Në vjeshtën e vitit 2020, paraardhësi i Kurtit, Avdullah Hoti, nënshkroi Marrëveshjen e Uashingtonit dhe në një moment u pajtua që Asociacioni të vihet në rend dite”.
“Beogradi u përgjigj me kërcënime, ofendime dhe provokime, të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Tani duke shërbyer si Ministër i Brendshëm, Vulin sapo ka takuar Lavrov dhe Patrushev në Moskë – në kundërshtim të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, të gjitha të ndezura nga Vuçiq”.
Mes tjerash, ai akuzon Vuçiqin se po vazhdon të prodhojë kriza e më pas të paraqitet si “zgjidhës i problemeve” dhe “partner i Perëndimit”.
“Me pak fjalë Presidenti serb krijon një krizë dhe më pas paraqitet si ‘zgjidhës i problemeve’ dhe ‘partner i Perëndimit’. Dinamika e ngjashme në Bosnje me ‘përmbajtjen’ e Dodikut dhe mbështetjen e rreme të sovranitetit të BiH. Kush e di? Ndoshta teatri i Vuçiqit do të çojë në një përparim. Në çdo rast, le të pranojmë tespianin e talentuar, Presidentin Vuçiq, i cili ka krijuar këtë krizë të rreme” ka përfunduar profesori amerikan.