Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, thotë se sezoni 2020/21 është më i keqi në karrierën e tij dhe nuk është në gjendje ta japë një shpjegim për vështirësitë individuale dhe kolektive në Anfield.
Pasi e fitoi titullin e parë në Angli pas një pritjeje të gjatë 30-vjeçare, Liverpooli e humbi shkëlqimin dhe formën në sezonin kur u desh ta mbronte titullin në Premierligë këtë vit, transmeton Gazeta Express.
Lojtarët kryesorë, përfshirë vetë Manen, përjetuan rënie të formës, derisa edhe telashet me lëndime bënë që skuadra e Jurgen Kloppit të luftojë për një vend në top katërshe në Premierligë.
Duke folur për Canal Plus për një sezon testues për të gjithë në Merseyside, Mane ishte i sinqertë në mendimet e tij.Reklamë
“Ky është sezoni më i keq në karrierën time. Më duhet ta pranoj këtë”, tha Mane.
“Nëse më pyesni se çfarë nuk shkon, e kam të vështirë të jap përgjigje. Personalisht s’e di. Unë gjithmonë përpiqem të jem pozitiv, pavarësisht se si janë gjërat, mirë apo keq”, shtoi ai.
“Unë bëra teste për ta shikuar gjendjen e trupit tim. Se apo i ha ushqimet e duhura apo gjithçka ka ndryshuar? Por ata i shikuan rezultatet e testeve dhe gjithçka doli mirë. Do të vazhdoj të punoj fort, mbase kjo situatë kalon”, tregoi ai.
29-vjeçari e kaloi shifrën e 20 golave në tri sezonet e kaluar, por këtë sezon ai i ka shënuar vetëm 14 gola deri tani