Banorët e emisionit “It’s my Home” kanë filluar të shpërnahen me të madhe në rrjetet sociale, duke u komentuar jashtë mase për sjelljet dhe shprehjet e tyre vulgare brenda shtëpisë.
Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një debat i fortë mes banorëve, ku Ina shpërthen ndaj një banore tjetër.
Derisa gjatë videos Ina përdor fjalë të ulta si: “Mshele gojën, mos ta ni zonin se t’qkyj si pulën”.
Gjithashtu, sot është bërë virale videoja ku një banor ka sulmuar fizikisht një vajzë brenda shtëpisë duke e goditur me këpucë.
Viktima e dhunës, largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.
E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohej teksa thoshte “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.