Ikona e muzikës pop, Beyonce edhe një herë tjetër ka zgjedhur të vishet nga një kreatore kosovare.
Ylli i hitit “Single ladies” gjatë një paraqitjeje në kampanjën e fundit të markës së bizhuterive luksoze, “Tiffany & CO” është shfaqur e veshur me një fustan të krijuar nga disenjatorja, Lena Berisha.
Për Beyonce, Berisha kishte realizuar një fustan të shkurtër dhe super ekstravagant, brenda të cilit dominonin stolitë zbukuruese, që edhe e karakterizojnë punën e kreatores nga Prizreni.
Kjo nuk është hera e parë që yjet me famë botërore shfaqen në datat e tyre të rëndësishme me veshje të krijuara nga Berisha.
Vitin që lamë pas, mes paraqitjesh më interesante të grimerit amerikan, Jeffre Star ishte pikërisht veshja e bërë nga Berisha.
Ndërkohë që edhe repartistja, Cardi B, kishte zgjedhur një fustan të Lenës për ditëlindjen e saj të 28-të.
Më parë, Beyonce është paraqitur nëpër ngjarje të ndryshme me kreacione nga stilistë kosovarë, përfshirë ato të Valdrin Sahitit dhe Kujta e Meri.