Miss Krimea 2022 është dënuar me 40,000 rubla ruse (rreth 680 dollarë) nga autoritetet ruse për shkak se këndoi këngën patriotike të Ukrainës “Chervona Kalyna” sipas mediave shtetërore dhe autoriteteve pro-ruse.
Olga Valeeva u kursye nga dënimi me burgim, sepse ajo ka fëmijë të vegjël, kurse shoqja e saj është dënuar me 10 ditë burgim, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.
“Askush nuk dënohet në Krimea për këngë normale ukrainase, por askush nuk lejon të këndohen himne nacionaliste këtu! Nëse doni të këndoni ‘Chervona Kalyna’ ose të ngjashme, ne do të ofrojmë një platformë – do t’iu dërgojmë në territor neutral në Nikolaev ose Zaporozhzhia. Atje këndoni çfarë të doni!”, tha Oleg Kriuchkov, këshilltar i administratës ruse të Krimesë, në Telegram.
Krimea u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.