Superylli i UFC-së, Conor McGregor ka pranuar se ishte një ëndërr e tij e bërë realitet që të emërohej si atleti më i paguar në botë përpara Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Irlandezi 32-vjeçar kryesoi listën e plotë të yjeve të Forbes pasi fitoi afër 130 milionë euro gjatë 12 muajve të fundit.
McGregor siguroi një pagë fitimprurëse prej 15.6 milionë euro nga humbja e tij në raundin e dytë ndaj Dustin Poirier në UFC 257 në janar.
Fitime të majme i sjell edhe pija e tij tashmë e njohur ‘Proper Twelve’, pasi tashmë uiski i tij ka depërtuar në mbarë botën.
Kapiteni i Barcelonës ,Messi përfundoi pas McGregor me një fitim rreth 95 milionë euro, ndërsa ylli i Juventusit, Ronaldo doli i treti me 85 milionë fitime.
Tani, McGregor shkroi në mediat sociale për të falënderuar Forbes për njohjen e rolit tij si sipërmarrës.
Irlandezi shkroi në Twitter për ndjekësit e tij: “Ne e bëmë atë!!”.
“Faleminderit Forbes për njohjen e rolit tim si sipërmarrës! Ishte një ëndërr të kryesoja këtë listë me kaq shumë atletë të suksesshëm!”.
Sipas Forbes , McGregor ndoqi gjurmët e Roger Federer dhe Tiger Woods për t’u bërë vetëm atleti i tretë që fiton më shumë se 50 milionë euro jashtë fushe në një vit ndërsa ishte aktiv në sportin e tyre përkatës.
Mbrojtësi i Dallas Cowboys, Dak Prescott (76,4 milionë euro) dhe super ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James (68,6 milionë euro) përfunduan përkatësisht të katërtin dhe të pestin në listën e të pasurve.
Ish kampioni i dyfishtë i UFC është vendosur të bëjë kthimin e tij të bujshëm në tetëkëndësh në një ndeshje kundër Poirier në UFC 264 më 10 korrik.