Rita me linjë të saj të veshjeve.
Rita Ora ka shfaqur trupin e saj seksi në një veshje sportive teksa ajo ka lansuar brendin e saj të veshjeve të qëndrueshme sportive
Ajo gjithmonë shpërndan video nga stërvitjet e saj të forta në palestër dhe fitnes në rrjetet sociale.
Fanatikja e fitnesit, Rita Ora tani është një hap larg lansimit të linjës së saj të veshjeve sportive për vajza, e cila linjë është një koleksion luksoz i veshjeve të qëndrueshme.
Këngëtarja 31 vjeçare ka qenë reklama më e mirë e koleksionit të saj teksa ka postuar koleksionin e këtyre veshjeve për herë të parë në Instagram.
Jo vetëm me kaq, në mbrëmje Rita po ashtu ka reklamuar një stil të ri të xhinseve.