Këngëtaret e njohura, Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga kanë një miqësi 20-vjeçare. Vite më parë, këngëtaret kanë pasur disa bashkëpunime në muzikë duke prodhuar hite si “Puçi, puçi” apo “Mike dhe rivale”.
Së fundmi Ingrit Gjoni ka folur për raportin e saj me Çiljetën, duke rikthyer në vëmendje sherrin për një laps sysh.
“Kam kujtime me Çiljetën, kam kujtime me shumë kolegë. Çili është shumë mirë, dikur jemi zënë për një laps sysh. Kam shumë kujtime me të. Miqësia me Çilin sigurisht vazhdon”- tregoi këngëtarja në “Më Lër të Flas.”
Kujtojmë se në një intervistë të dhënë më herët, Ingrit Gjoni detajoi “sherrin” me Çiljetën, duke thënë se ato kanë dalë të performojnë në skenë menjëherë pas zënkës.
Megjithatë, gjithçka ishte harruar mes tyre në mëngjes, dhe miqësia e tyre vijon edhe sot.