Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në Tiranë me 28 nëntor me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se koncertin e fundit të turneut “Future Nostalgia” do ta mbajë në Tiranë.
“Mezi po pres me ju pa me 28 nëntor për ditën e flamurit edhe për 110 vjetorin e pavarësisë. Ju dua shumë”, tha ajo përmes një video mesazhi.