Deborah Secco, prezantuesja dhe aktorja braziliane, bëri bujë me veshjen e saj për prezantimin e Kampionatit Botëror në kanalin brazilian SporTV, ndërsa shumica e komentuesve e konsideroi tepër provokuese për t’u shfaqur në pjesën kryesore.
“A është një shfaqje mode apo Kampionati Botëror”, shkroi një shikues.
Të tjerë komentuan se megjithëse e pëlqejnë prezantuesen, veshja e saj dukej e papërshtatshme për evenimentin sportiv që zhvillohet në Katar.
“Je e mrekullueshme, padyshim, por ne duhet ta respektojmë dhe të vishemi siç duhet për një ngjarje sportive. Aq më tepër kur ngjarja është në Katar”
“A jeni njohur me atë kulturë? Krejt ndryshe nga ajo që jeni mësuar” , janë disa nga komentet.
Secco iu përgjigj atyre përmes Instagramit: “Nuk më intereson, jam kjo që jam”.
Prezantuesja prezanton ndeshjet në kanalin brazilian SporTV në programin “Ta na Copa”.
Në Instagram ajo numëron plot 25 milionë ndjekës nga e gjithë bota.