Është i lindur dhe i rritur në Gjermani, por ëndrra e futbollistit Ensar Rexhepi është që të luajë në Superligën e Kosovës

Është i lindur dhe i rritur në Gjermani, por ëndrra e futbollistit Ensar Rexhepi është që të luajë në Superligën e Kosovës

Futbollisti Ensar Rexhepi ka lindur dhe jeton në Gjermani, por ëndrra e tij është që të luajë futbollin kosovar.

Ensar Rexhepi, 21-vjeçar i cili jeton në Nurnberg të Gjermanisë, luan për skuadrën gjermane ATSV Erlangen, duke qenë njëri prej lojtarëve kryesor te kjo skuadër.

Rexhepi i  cili vie nga Gadimja e Lipjanit, në një intervistë për Gazetën Enigma ka rrëfyer se cila ka qenë arsyeja që ka nisur të merret me futboll.

Ai po ashtu ka zbuluar se cilin lojtarë e ka model në pozitën e tij ku luan si mesfushorë defansiv.

21-vjeçari nga Lipjani, pavarësisht se luan në Gjermani dëshiron që një ditë të luaj në futbollin kosovar dhe atë të Shqipërisë.

Ensari kishte filluar të merret me futboll që nga grupmoshat e vogla, e për të ka qenë arsye babai i tij i cili e ka mbështetur nga fillimi e deri më tani.

Unë kam filluar prej fëmijërisë të merrem me futboll në moshë të vogël, duke filluar nga grupmoshat e vogla e deri me tani që gjendem në këtë nivel këtu në Gjermani. Arsyeja kryesore e fort ka qene babai ai i cili më ka mbështet dhe më ka qëndruar mbrapa gjithmonë e vazhdon të qëndrojë ende pas meje”, tregon Rexhepi për Gazetën Enigma.

Lojtari që e frymëzon Ensar Rexhepin është mesfushori Granit Xhaka. Ai thotë se dëshiron që të shkoj hapave të tij sa i përket karrierës për klube.

Po e vërtetë luaj si mesfushor defansiv dhe më pëlqen të jem në këtë pozitë ku luaj. Lojtari frymëzues qe e ndjek edhe dëshirojë të jem nën hapat e atij është padyshim Granit Xhaka me stilin e tij me karakterin e tij të forte dhe me grintën e tij. Unë punoj çdo ditë dhe mundohem të ndjek atë , si në pasion, si në fushë, si në karakter prej një luftëtari, siç është Xhaka”, thotë Ensari i cili dëshiron që të jetë një luftëtar në fushën e gjelbër si Graniti.

Ensari së bashku më familjen e tij ishin shpërngulur në Nurbnerg nga Selbi, në mënyrë që të kishte mundësi ta plotësonte ëndrrën e tij që të bëhet futbollist profesional.

Ai tani luan për skuadrën ATSV Erlangen, duke qenë protagonist kryesor të kjo skuadër.

Lindja ime ka qenë me një qytet krejtësisht tjetër se ku jetoj tani, pasi që në qytetin e lindjes time ne Selb ka qenë tejet e vështirë të inkuadrohesh në diçka të tillë siç është futbolli. Në moshën 5 vjeçare së bashku me familjen time jemi shpërngulur në Nurnberg të Gjermanisë dhe po aty kam filluar edhe tek ekipi Tuspo Nurnberg për ti ndjekur hapat e pare të karrierës sime futbollistike. Ngritja ime ka arritur çdo ditë e më shumë fal vullnetit dhe pasionit dhe karakterin dhe sot gjendem në një ekip të një qyteti të quajtur Erlangen, të cilën sot e mban ekipi emrin ATSV Erlangen”, tregon ai për Gazetën Enigma.

Djaloshi nga Gadimja e Lipjanit ëndërr e ka që të luaj në një skuadër shqiptare në Kosovë ose Shqipëri. Ai thotë se futbolli në Kosovë dhe Shqipëri është zhvilluar mirë dhe në këtë mënyrë po i jep hapësira lojtarëve të talentuar që ta përdorin si trampolinë për ta vazhduar karrierën në Europë.

Ëndrra ime është të luaj në një ekip shqiptare në Kosovë ose Shqipëri. Edhe pse jam lindur këtu dhe jam zhvilluar, dëshira edhe vullneti im është të performojë edhe me një ekip shqiptarë në trojet tona. Sot me te vërtetë po shof një te ardhme te mir ne trojet tona si dhe ne përfaqësimin e denjë të ekipeve shqiptare. Dua te rritem ende në një klub shqiptar dhe pastaj ta vazhdoj karrierën në skuadrat e mëdha europiane”, tregon Ensari synimin e tij që e ka në futboll.

Ensar Rexhepi tjetër synim në karrierën e tij e ka që ta veshë fanellën e Kosovës ose të Shqipërisë, ani pse është i lindur në Gjermani, opsioni i vetëm për të është Kosova dhe Shqipëria.

Po e përcjell edhe Superligen e Kosovës po edhe atë të Shqipërisë. Edhe ndjehem i kënaqur me përfaqësimin e tyre në garat evropiane. Vlerësimi im ndaj tyre është ne nivel te larte për arsye se shpresoje qe edhe unë nje dite te jem dhe të përfaqësojë edhe futbollin Shqiptare pse jo një ditë të jem pjesë e Kombëtares”, thotë Rexhepi në fund për Gazetën Enigma.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles