Motra e Ana Kabashit, Arta, ka reaguar ashpër mbrëmë pasi pa përplasjen mes motrës së saj dhe Shota Baraliut për veshjet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Arta ka thënë se ‘femrat si ti janë bashkëautore në vrasjen e grave’, duke ju drejtuar kështu Shotës.
Ajo postoi fotografinë e paraqitjes së aktores gjatë hyrjes në BBVK ku shihet me fustanin e kuq të prerë në njërën anë të këmbës.
“Kur femrat gjuajnë me gur në femra qysh kemi me pritë me u ndryshuar mentaliteti i femrës së shtypur ndonjëherë? Femrat si ti janë bashkëautore të vrasjeve të grave, femrat si ti kontribuojnë në këtë mendësi”, ka shkruar Arta duke etiketuar edhe Shotën.
Ndryshe, Shota kritikoi Artën për veshjen e saj pasi siç tha ajo, nuk dëshiron t’ua shohë thithkat sepse ndjehet keq.
Ndiqni më poshtë momentin kur Ana përplaset me Shotën.