Vajza bëhet virale në TikTok, tregon se si arriti të zbulonte tradhtinë e partnerit të saj

Vajza bëhet virale në TikTok, tregon se si arriti të zbulonte tradhtinë e partnerit të saj

Virale është bërë historia e një gruaje në TikTok, e cila kuptoi se partneri i saj po e tradhtonte pasi vuri një gjë të dyshimtë kur po nxirrte mbeturinat. Bella Haraguchi ka publikuar një video ku tregon provat dhe dialogun që ka pasur me partnerin e saj.

Vajza ka treguar se ka qenë vetëm në shtëpi kur partneri i saj ka shkuar në palestër. Teksa rregullonte disa gjëra në kuzhinë, ai vuri re diçka të çuditshme në plehra. Ajo gjeti një kapëse flokësh që nuk i përkiste asaj, por dikujt tjetër.

Pasi u sigurua për atë që po shihte, ajo i dërgoi mesazh të dashurit duke e pyetur se çfarë po ndodhte. Ai, në vend që të pranonte gabimin e tij apo të thoshte të vërtetën, u përpoq të turbullonte ujërat dhe ta akuzonte atë për reagim të tepruar.

VIDEO

Related Articles