Finalja e Kupës së Botës ishte njëra prej ndeshjeve më të ndjekura. Argjentina fitoi Kupën e Botës, ndërsa bashkë me ta u pasuruan edhe shumë njerëz. Njëri prej tyre artisti shqiptar, Noizy.
Rigels Rajku i njohur në publik me nofkën “Noizy” ka fituar më shumë se 51 mijë euro nga basti i vendosur në finalen e madhe.
Noizy ka vendosur 5 mijë euro që Franca të arrijë më shumë se 5 goditje në portë, ndërkaq ka fituar rreht 51 mijë euro.
Ai ka postuar tiketën e tij fituesi në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur shumën e fituar.
Argjentina u shpall kampione bote pasi mposhti Francën në penallti, në njërën prej ndeshjeve më të bukura në histori të Kupës së Botës.