Shota ka folur sonte për Anën, për të cilën tha se vetëm në Prime aktivizohet për të folur.
“I kam qejf njerëzit që janë aktivë gjatë gjithë ditës, edhe nëse janë në prime ‘number one’ i pranohet, por kur ti rri gjithë ditën me një vend, nuk është që je aktive, asgjë nuk i jep shtëpisë, atëherë as në Prime mos u ndez, veç pse është Prime. Jepi një energji shtëpisë bile, ndonjë lojë, ndonjë muhabet, a diçka, jo me u sillë veç si modele”, ka thënë Shota, derisa ishte duke folur me Edonin në oborr.
Ajo theksoi se s’ka asgjë personale me të, duke shtuar se publiku i vlerëson secilën prej tyre.