Kampionati Botëror i organizuar nga Katari u prit me një skepticizëm tejet të madh nga njohësit e futbollit.
Megjithatë, “Katar 2022” në fund doli të jetë një nga Botërorët më interesant dhe të organizuar në mënyrë fantastike.
Pas suksesit të madh, tani Katari ka një objektiv tjetër madhor, organizimin e Lojërave Olimpike.
Sipas asaj që raportojnë mediat, vendi aziatik do të garojë për të organizuar olimpiadën e vitit 2036, pasi për tre edicionet e ardhshme është përcaktuar vendi oranizator i Lojrave Olimpike.
Në 2024, Olimpiada do të zhvillohet në Paris të Francës, katër vite më vonë në Los Angeles dhe në 2032 në Australi.
Komiteti Olimpik i Katarit ka dorëzuar kërkesën për nisjen e procedurave, teksa përveç Katarit edhe Indonezia dhe India kanë interes për të organizuar Lojërat Olimpike.
Katari është refuzuar në tre kandidaturat e mëparshme, por për shkak të organizmit të Kupës së Botës mund të bindin Komitetin Olimpik ndërkombëtare që t’i besojnë dhe organzimin e Olimpiadës, pasi kaloi me sukses Botërorin.