Në shtëpinë më të famshme të momentit Big Brother Vip Kosova këtë të premte do të ketë hyrje të banorëve të rinj.
Telegrafi ka mësuar se një nga emrat e rinj që pritet t’i bashkohet aventurës së famshme është moderatori i emisionit “Barber Shok”, Fisnik Juniku.
Krahas Fisit, pritet që mbrëmjen e së premtes të ketë edhe të tjera hyrje të reja.
Fisi përveçse moderator i emisionit që vënë fokus hip-hop kulturën e vendit, ka qenë më parë edhe basketbollist si dhe është organizator i eventit “3 X 3 Prishtina”.
Ndërkohë teksa banorë të rinj pritet të futen, një tjetër do të largohen nga shtëpia më e famshme e momentit.
Njëri prej banorëve të nominuar të kësaj jave, mes Vivienit, Edonit, Gjonit dhe Andit, do t’i japë përfundimisht lamtumirën ëndrrës së madhe për të fituar çmimin e 200 mijë eurove.