Fisi: Ronaldo më ka dhuruar fanellën e tij kur ishte në Gjakovë

Fisi: Ronaldo më ka dhuruar fanellën e tij kur ishte në Gjakovë

Moderatori Fisnik Juniku i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, të premten (6 janar).

Ai ditën e sotme (e diel) në një diskutim me banorët e tjerë ka ndarë një moment interesant të jetës së tij.

Prezantuesi i “Barber Shok” tha se e ka takuar legjendën e futbollit, Ronaldon, kur ishte në Gjakovë pas çlirimit të Kosovës dhe se i kishte dhuruar fanellën e Interit.

“Unë e kam fanellën e Interit që ma ka dhënë Ronaldo vetë, Ronaldo i vjetër. Pasha Allahun po. Kur kam qenë fëmijë”, u shpreh Fisi.

I njëjti theksoi se prej atij momenti të gjithë në Gjakovë e thërrasin Ronaldo.

“A e di që ka qenë në Gjakovë? Unë i kam përngjarë shumë Ronaldos, i kam pasur dhëmbët e rrallë, kam luajtur futboll. Me tanke ka ardhur në Gjakovë. Pastaj këta më kanë parë mua, e më kanë thënë do të vijë Ronaldo, a po vjen të takosh? Prej asaj kohe krejt Gjakova më thërrasin Ronaldo”, shtoi ai.

Banori Artan Thaçi, si fans i futbollit, i kërkoi Fisit që ta sjellë në shtëpi atë fanellë, që ta shihte e ta prekte.

Related Articles