Stresi e nderon Getinjon me titullin “Lekë Dukagjini”

<strong>Stresi e nderon Getinjon me titullin “Lekë Dukagjini”</strong>

Banori i Big Brother VIP Kosova, Stresi, i cili këtë javë është zgjedhur “Mbret” i shtëpisë së “Vëllait të Madh”, e ka “nderuar” Getinjon me titullin “Lekë Dukagjini”.

“Ke treguar që ke origjinë nga Mirdita, e papushtueshme ka qenë qe 500 vjet dhe Lekë Dukagjini ka lënë fjalë, i ka lënë disa rregulla të mira për popullin e vet. Mbreti i kësaj jave të nderon me titullin ‘Lekë Dukagjini’ i kësaj shtëpie – Big Brother VIP Kosova”, i ka thënë Stresi, Getinjos.

“E meriton. Nëse do të kisha diçka tjetër kundrejt teje, do ta thosha në sy ashtu siç ti ke qejf. Është një titull burrash, e gëzofsh”, ka shtuar tutje ai.

Ndërkaq, Getinjo është shprehur falënderues ndaj këtij gjesti të Stresit dhe me kënaqësi e ka pranuar nderimin.

Related Articles