Një javë më parë Sara la Gelianin në momentin e fundit, për të dalë çift me Atdheun, raporton Gazeta Enigma.
Ata i premtuan njëri-tjetrit qëndrueshmëri dhe për një javë nuk i kursyen fotot dhe dedikimet në rrjete sociale.
Mirëpo, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes tyre, por kudo në rrjet po përflitet se dyshja janë ndarë.
Ata nuk ndiqen më në Instagram, si dhe i kanë fshirë të gjitha fotot së bashku.
Kjo ka habitur jo pak ndjekësit pasi Atdheu dhe Sara u shfaqën si të dashuruar, por jo konkurrentët e “Përputhen”.
Në takimin e tyre të fundit, Antonela dhe Geliani u shprehën se ata të dy nuk do zgjasnin më shumë se dy javë.
Të njëjtën gjë deklaroi dhe Arjan Konomi në momentin kur dolën nga programi. /Gazeta Enigma/