Mbrëmë (e shtunë) është mbajtur nata finale e Eurovision 2021 dhe në edicionin e 65-të fitues u shpall Italia përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”, raporton Gazeta Enigma.
Shqipëria ndërkohë ishte një nga 26 shtetet finalistet e festivalit evropian, ku ka performuar e dyta në radhë.
Siç është parë, nga 39 shtetet pjesëmarrëse vetëm katër prej tyre e kanë vlerësuar përfaqësuesen e Shqipërisë, Anxhela Peristerin, me këngën “Karma”.
Anxhela po ashtu ka marrë edhe 35 pikë nga votat e publikut duke arritur vlerësimin final me 57 pikë (renditur në vendin e 21).
Britania e Madhe këtë vit u vlerësua me 0 pikë, teksa të tilla ishin edhe Spanja, Gjermania e Holanda – të cilat më vonë morën edhe disa vota nga juria e profesionistëve.
Në anën tjetër, Peristeri u vlerësua mjaft shumë për vokalin e fuqishëm dhe për paraqitjen e mahnitshme skenike. /Gazeta Enigma/