“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”

“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”

Gjatë natës së mbrëmshme në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” u organizua një dasmë ku nusja u zgjodh Kiara dhe dhëndrri Luizi.

Ata dukeshin të mrekullueshëm, gjersa moderatorja u shfaq me vello dhe artisti nga Shkodra me kostum elegant.

Të njëjtit madje shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.

Ky moment tashmë është bërë viral dhe ka marrë primatin në të gjitha rrjetet sociale.

Momentin magjik në BBVA e ka komentuar edhe këngëtarja Ronela Hajati, e cila duket se ka qenë e emocionuar po ashtu.

“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”, u shpreh ajo.

Related Articles