Që nga orët e mëngjesit është duke u realizuar një aksion i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara.
Cak i këtij aksioni është bastisja e banesës së ish-këshilltarit të ish- presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar avokati i Behramajt, Artan Qerkini.
“Është e vërtetë që është duke ndodh bastisja, bastisja ende nuk ka përfunduar dhe është duke u zhvilluar , nuk mund të deklaroj për momentin. Po kam qenë prezent në fillim të bastisja. Pa përfundua nuk mund të deklaroj asgjë”, ka thënë Qerkini.