Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte më argëtuese siç ka ndodhur këto ditët e fundit.
Pas një spektakli të së martës që u anulua duke i njoftuar banorët për vrasjen që ndodhi ditë më parë në Top Channel, ku roja i sigurisë mbeti i vdekur, mbrëmë ata patën mundësin të iu rikthehen sfidave.
Ata kanë zhvilluar konkursin “Miss & Mister Big Brother” kur banorët kanë sfiluar para anëtarëve të jurisë që u zgjodhën Luizi, Olta dhe Kristi.
Por, ajo që mori gjithashtu vëmendje ishin reagimet që Luizi bëri gjatë gjithë kohës që Jori po bënte sfilatën e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë gri.
Luizi nuk i ka ndalur flirtet dhe fjalët e bukura në drejtim të saj duke e komplimentuar për paraqitjen dhe fizikun as pas përfundimit të konkursit.