Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai vlerëson se një hap i tillë do të zgjidhte një mori problemesh në këtë rajon, raporton B92.
“Zgjerimi i BE-së është interes yni i përbashkët. Kjo duhet të jetë përgjigja jonë strategjike për një mori sfidash”, ka thënë Jansha gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli.
“Nëse me pyetni se si ne mund t’i zgjidhin problemet me kufijtë tanë, do të përgjigjesha: Duke pasur perspektivë evropiane. Nëse ne lejojmë vende të caktuara që të anëtarësohen bashkërisht në BE, sapo ta fitojnë perspektivën dhe të bëhen anëtarë, ato probleme do të zhduken”.