Debati i mbrëmshëm mes Kiarës dhe Efit, ka irrituar edhe Luizin, i cili duket se është në një situatë të tillë, ku nuk di kë të besojë.
Pas përfundimit të spektaklit, teksa kanë shkuar të shtihen, Luizi i ka rihapur sërish Kiarës këtë temë. Këtë herë duke e kritikuar se pse zgjodhi që dicka të ndodhur jashtë, ta vazhdonte brenda shtëpisë.
Madje në vijim, artisti ju drejtua Kiarës duke i thënë se njëra prej tyre po gënjen dhe kjo është e kuptueshme. Kiara, e cila thjesht pohonte gjërat që thoshte Luizi, nuk dha asnjë përgjigje më shumë.
I ndodhur mes dy zjarresh, Luizi përfundoi duke thënë që publiku i ka parë jashtë dhe e di si qëndron e vërteta.