Prej disa ditësh, një deklaratë e hoxhës Mazllam Mazllai është bërë kryefjalë e mediave në Kosovë.Përmes disa videove të shpërndara në rrjetet sociale, ai shfaqet me flamurin kombëtar në duar duke e quajtur leckë dhe haram. Ndër të tjera ai shprehet se shqiptarët janë muslimanë dhe nuk besojnë në zogj e në shpend.
Kjo deklaratë e tij ka revoltuar qytetarët e vendit e jo vetëm. Pak çaste më parë, moderatorja Xheraldina Vula ka reaguar e revoltuar përmes një shkrimi në Instagramin e saj.
“Kush e shan flamurin shan tërë kombin shqiptar dhe të gjithë ata që kanë dhënë jetën për këtë vend… Turp”, ka shkruar moderatorja.
Deklarata të tilla janë të pavenda për një çështje kaq të ndjeshme dhe fjalët e Xherldinës janë atë që të gjithë ne ndjejmë dhe mendojmë pas kësaj situate të shëmtuar.