Pak ditë më parë, Noizy ngriti padi ndaj reperit Cllevio, për shkak të ankthit që ky i fundit i kishte shkaktuar dhe përndjekjes që i bënte.
Cllevio u arrestua nga policia, ndërsa më vonë Noizy sqaroi në një status të gjatë ç’kishte ndodhur mes djemve dhe pse ishte penduar papritur, duke tërhequr padinë.
Shumë ndjekës iu vunë kundër reperit për faktin që e kishte denoncuar Cllevio-n, ndërsa vendimi i Noizy-t për t’u tërhequr duket se i qetësoi ujërat.
Tashmë, Gjykata e Durrësit ka marrë një vendim për Kleviol Ahmetajn, i njohur ndryshe për publikun si Cllevio që u arrestua më 16 Prill.
Pas tërheqjes së kallëzimit nga Noizy, për reperin është caktuar arrest shtëpie.