Ditën e sotme e ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”, ishte aktorja Olta Gixhari. Olta ka folur edhe një herë tjetër për eksperiencën e saj të vecantë në Big Brother Vip Albania, nga ku u largua me vullentin e saj të lirë.
Olta është një nga ato ish-banore e cila deri më sot nuk kishte bërë asnjë reagim lidhur me propozimin për martesë që Luizi i bëri Kiarës gjatë spektaklit të kaluar. Gjatë bisedës në studio, aktorja u pyet pikërisht rreth kësaj teme.
Duke i qëndruar besnike asaj që ka thënë më herët, Olta u shpreh sërish se ata nuk kanë kimi dhe ai moment nuk i bëri përshtypje aspak.
“Unë e kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi dhe nuk e kanë shumë të gjatë, Vazhdoj ta mendoj kështu. Nuk më bëri përshtypje ky moment sepse e ka thënë prej muajsh. Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë”, u shpreh Olta.