Për shkak të numrit të madh të ndjekësve, instagrami i Luiz Ejllit ka nxitur debate të shumta.
Në fillim faqen e tij zyrtare e menaxhonte një shoqe e këngëtarit, më pas motra e tij dhe së fundmi Top Channel kishte bërë kërkesë për menaxhimin e profilit, gjë që rezultoi në mbylljen e tij.
Pak ditë më parë Kiara e dashura e Luizit, ka hapur një llogari të re për të cilën kujdeset vet.
Ajo në Fan Club ka bërë të ditur se do ta menaxhojë deri me daljen e Luizit nga shtëpia e Big Brother.
Sa për kuriozitet Kiara gjthashtu ka ndarë disa nga mesazhet që I vijnë të dashurit të saj nga fanset.
“Vijnë shumë mesazhe nga e gjithë bota, ka edhe vajza që thonë çfarë e do atë Kiarën atë shtrigën më merr mua”, tha Kiara.
Deri tani Luizi numëron 330 mijë ndjekës.