Me plot emocion dhe tension ka përfunduar edicioni i 22-të i festivalin shqiptar, Kënga Magjike, raporton Gazeta Enigma.
Nata e finale kësaj radhë është prezantuar nga autori dhe producenti Ardit Gjebrea, e po ashtu edhe artistja Marela Çibukaj.
Në mesin e shumë artistëve, rezultoi që çmimin kryesor ta marrë Alban Ramosaj me këngën “Thikat e Mia”.
Këngëtari jo vetëm që ofroi atmosferë të mrekullueshme më këngën, por mori vëmendje edhe me paraqitjen skenike.
Vlen të përmendet se pjesë e jurisë këtë vit kanë qenë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Herën e fundit që u mbajt Kënga Magjike, në vitin 2019, fituese u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma Zgjat Dorën”.
Festivali i madh shqiptar nuk u mbajt vitin e kaluar për shkak të krizës globale. /Gazeta Enigma/