Në prag të finales, Luizi, Dea, Kristi dhe Efi u surprizuan me pesë parashuta, të cilat fluturuan lart oborrit të shtëpisë, por edhe rreth godinës së Top Channel.
Teksa banorët po qëndronin në oborr, ku Luizi po notonte në pishinë, Efi po qëndronte përballë tij dhe Kristi e Dea ishin në pjesën e verandës, ata vunë re parashtutat, që mbanin emin e secilit. Njëra prej parashutave kishte flamurin shqiptar.
Pasi banorët panë parashutat, ata nisën të brohorisnin emrin e Xhonatanit, ish-banorit të Big Brother, i cili në klipin prezantues, tha se ishte pilot. Madje edhe brenda shtëpisë, shpesh herë ka folur për eksperiencat e tij.