Astreologia Meri Shehu e ftuar sot në emisionin e mëngjesit, “Wake Up”, ka treguar çudinë e radhës. Faktin që disa politikanë shqiptarë i kanë kërkuar parashikim për zgjedhjet.
Ajo tregoi se përmes hartës astrologjike personale të dikujt, mund të zbulosh se sa mundësi ka ai njeri për të marrë një pozicion apo sa mund të ngrihet në karrierë.
Gazetarja: Në këtë periudhë fushate të ka ardhur ndonjë politikan të të kërkojë ndihmë?
Meri Shehu: Po më kanë marrë në telefon. Jo ndihmë jo, nuk kërkojnë ndihmë këta tani. Më ka pyetur vjehrra e ndonjërit, ose kunata e ndonjërit, më shumë familjarë sesa drejtpërsëdrejti.
Blendi Salaj: Ti e ofron këtë shërbim?
Meri Shehu: Patjetër, duke parë hartën astrologjike personale të një njeriu, shohim se sa mundësi ka ai njeri të marrë një pozicion, ose sa mund të ngrihet në karrierë, ose sa mund të përfitojë nga momenti.
Por se cilët janë konkretisht emrat, Meri nuk preferoi ta zbulonte.