Zhaklin Lekatari e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes, jo për shkak të “BBVIP”, por për një deklaratë që bëri teksa gjendej në Serbi, ku u shpreh se ndihej e sigurtë “në një vend pa shqipe”.
Kjo fjali e opinionistes në Twitter shkaktoi reagimin e shumë njerëzve, ndër to edhe të ish-banores së “Big Brother”, Nita Latifi dhe moderatores Fjoralba Ponari.
Të dy reagimet e vajza i gjeni këtu dhe këtu.
Pas tyre, ka reaguar edhe Vesa Luma. Artistja nga Kosova, në postimin e parë, teksa ka ri-postuar foton e Zhaklinës nga Serbia, ka shkruar:
“Aty rri Zhaku, dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë.”
Ndërsa në postimin e dytë, Vesa ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj, reperin shqiptar Big Basta ku shihen të përqafuar. Mbi foto ajo ka shkruar:
“Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr jane shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Cohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.
Lian është vogëlushi i ciftit, i cili edhe pse ka lindur dhe jeton me prindërit në Zelandën e Re, përmes videove, Vesa na ka treguar se e ka mësuar me dashurinë dhe krenarinë për atdheun e tij.
Nuk e dimë nëse ai veprim i Zhaklinës, do të pasohet edhe nga reagime të personazheve të tjerë.