Keisi Medini është mjaft aktive në rrjete sociale dhe gjithmonë na ka treguar pak nga përditshmëria e saj. Ditën e sotme bukuroshja na zbuloi se kishte shkruar për të bërë shopping, por jo me shoqet e saj ashtu siç mund ta mendoni.
Personi që e shoqëronte, që ajo e quan ‘bodyguardin’ e saj është babai i saj, Sabiani.
“Kemi dhe bodyguard personal kur bëjmë shopping”-shkruan Keisi në rrjetet sociale.
Keisi ka zbuluar titullin e këngës që pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë “Idiot”. Të shumta kanë qenë aludimet se ndoshta kënga e re mund të jetë ndonjë dedikim për Kristin dhe historinë e tyre brenda “BBV2”. Mos ndoshta me “Idiot” Keisi i drejtohet Kristit? Tashmë s’na mbetet tjetër vetëm të presim të dëgjojmë këngën e re.