Të gjithve na kujtohen debatet e njëpasnjëshme të Dea Mishel dhe Efit në Big Brother ku asokohe kjo e fundit ju shpreh Deas; “Mos t’i pafsha sytë.”
Por duket se shumë shpejt u panë sërish. Kësaj here Efi ka qenë e ftuar në She’s on Top, ku Dea është në juri. Teksa ka shkuar drejt Deas ka thënë: unë thash mos ti pafsha sytë por ja që u pamë prapë.
Ndërkohë që Dea ka thënë se ka ndërruar mendim tani më dhe do e ftonte Efin për një gotë. Teksa të gjithë prisnim të vazhdonte sherri duket se vajzat u pajtuan.