Industria e muzikës shqiptare është një botë sa e bukur edhe aq e “egër”. Ose më saktë mund të jetë, deri kur mendon dhe kupton që në fakt sot të gjithë mund të bëhen këngëtare dhe të kenë disi sukses, megjithatë për këngëtarët “e vërtetë”, ata që kanë vite në skenë, mesa duket është bërë mjaft e vështirë, sidomos pjesa e mbështetjes nga kolegët.
E themi këtë nisur nga intervista e fundit e Erik Lloshit, i cili i ftuar në “Më prit në fundjavë” me moderatorin Ermal Peçi, u shpreh mjaft i zhgënjyer me Ylli Limanin dhe Fifin, për faktin se nuk e kishin mbështetur qoftë edhe me një postim në Instagram për këngën e fundit.
“Loja nëpërmjet artistëve është ndryshe. Unë personalisht ua kam çuar vetë këngën, sepse e di që janë shumë të ngarkuar, siç ma çojnë dhe mua këngën. Kështu është loja jonë, për suport minimal. E di ku është e keqja? Kur ta lënë mesazhin ‘seen’ dhe të shpërfillin. Dhe kush të shpërfill? Të shpërfillin ata persona që ti u ke dhënë dorën kur kanë qenë në hapat e tyre të parë,” – tha Eriku, ndërsa përmendi edhe emrat e artistëve, Fifi, Ylli Limani dhe Luiz Ejlli, me këtë të vundit që as nuk e ka parë mesazhin fare sipas tij.
“Ata kanë menduar se Eriku si hyn më në punë, sepse momentalisht unë atyre s’u hyj në punë, por një ditë do t’ju hyj në punë,” – u shpreh Lloshi, duke adaptuar kështu mentalitetin e “bota rrotullohet”..