Olta flet për skenat romantike me Luizin në film: Ishte teknike, për mua një puthje në film është si një ecje

Olta flet për skenat romantike me Luizin në film: Ishte teknike, për mua një puthje në film është si një ecje

Aktorja e njohur, Olta Gixhari së fundmi ka folur për xhirimet e filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku ajo është protagoniste bashkë me kënëgtarin, Luiz Ejlli.

Kimia e tyre si ‘rival’ gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania ishte mjaft e dukshme dhe tashmë të dy fansat do t’i shohin përkrah njëri-tjetrit si çift në filmin më të ri.

Dhe Olta foli në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, për prapaskenat e filmit, mes tyre edhe puthjen e shumëpërfolur me Luizin.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Sipas aktores puthja mes tyre ishte thjeshtë një veprim që duhej bërë, teknike dhe se ajo madje as nuk e mban mirë në mend.

Ajo tha se në pothuajse çdo film që ka luajtur deri më tani ka puthje, prandaj njëjtë ishte edhe në projektin e saj të fundit me artistin shkodran.

“Unë në të gjitha filmat kam puthje, me vajzë apo djalë unë jam puthur, pse nuk duhej të isha puthur në këtë film, unë jam në zonën time të komfortit, jam në profesionin tim, unë jam aktore, di shumë mirë të ndajë jetën e vërtetë nga jeta e filmit, për mua shesh-xhirim është i shenjtë, partneri është i shenjtë dhe roli gjithashtu, në momentin që qëllimi justifikon mjetin mua më duhet patjetër ta kryej atë veprim”, tha Olta.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

“Mirë, nuk e mbaj mend shumë sepse këto puthje janë teknike me 100 persona në kokë, sa afrohesh duhet të ndalesh ta bësh edhe një herë, duhet të kesh kujdes ndriçimin, jo se na iku perëndimi, ka një mijë siklete puthja në film, nuk është një puthje që ke kohë për ta shijuar, puthjet në film unë i harroj se çfarë ka ndodhur sepse janë kaq teknike, për mua një puthje në film është njësoj si një ecje, nuk është e nënvizuar në kokën time, kemi qenë aktor në një film që kemi bërë një veprim siç kemi bërë një veprim tjetër”, u shpreh aktorja.

Ndryshe, kujtojmë që Olta vendosi të largohej me dëshirën e saj nga BBVA, pas një periudhe qëndrimi gati 100 ditësh.

Ndërkohë, Luiz që u konsiderua edhe ‘fenomen’ i lojës së BBVA, u shpall fituesi i edicionit të dytë.

Related Articles