Në koncertin e fundit të këngëtarit në Velipojë, i fundit për këtë sezon veror siç ka lajmëruar Butrinti, pati një moment të veçantë gjatë koncertit që i ka tërhequr vëmendjen njerëzve.
Ashtu sic ka postuar edhe Imeri në Instagram-in e tij, në një moment gjatë eventit, një fanse e këngëtarit me aftësi të kufizuara, që ndodhej në karrige me rrota, është ngjitur në skenë, teksa Butrinti bashkë me të dhe gjithë publikun kanë kënduar “Cigaren”, e cila me gjasë është edhe kënga e prefeuar e vajzës.
Një gjest ky mjaft i bukur nga ana e artistit, i cili njihet për lidhjen e ngushtë që ka me fansat dhe me mënyrën si komunikon me ta gjatë performancave e po ashtu këtë herë, nuk mund të ndodhte ndryshe.
Ndërkohë sic thamë, ai ka lajmëruar se tashmë nuk do të ketë më evente për këtë sezon veror, duke falenderuar të gjithë publikun për dashurinë që i ka dhuruar, teksa premton se do të rikthehet shumë shpejt.