Ronaldo Sharka na ka prekur të gjithëve me një rrëfim të bërë në “Kepin e Vipa-ve”, ku flet për humbjen e të atit.
Ai u shpreh se vetëm disa orë para se të ndërronte jetë e kishte pyetur nëse i kishte siguruar lekët e operacionit, pasi donte të jetonte.
“Momenti që unë nuk e harroj kurrë në jetën time dhe nuk kam për ta harruar, është momenti kur babi ishte në reanimacion. Përveç se ishim në ditët, orët e fundit të jetës së tij, thjesht më pyet “a i sigurove lekët e operacionit?” Sepse e donte shumë jetën dhe po i kisha siguruar.
“Madje tani që kam disa ditë këtu në Turqi, kam disa ditë pa shkuar tek varri. Se është moment sa i dhimbshëm dhe paqesjellës për mua. Është shumë e vështirë. Se këtu ha, pi, dal, por kur shtrihem në darkë dhe e kujtoj…”, u shpreh mes lotësh gazetari.
Kujtojmë që babai i moderatorit u nda nga jeta mbrëmjen e 15 shkurtit pas një beteje të vështirë me sëmundjen e kancerit.