Prishet raporti mes Sarës e Dafinës? (FOTO)

Prishet raporti mes Sarës e Dafinës? (FOTO)

Një gjë që ka lënë përshtypje ka qenë raporti i mirë mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit.

Përkundër lidhjes së tejkomentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, vajzat u bënë më pas shoqe të mira duke u parë jo rrallë në shoqëri të njëra-tjetrës.

Por, diçka në këtë raport duket se ka lëvizur.

Ndjekësit e kanë vënë re së fundmi se ato nuk ndiqen më me njëra-tjetrën në Instagram, shenjë kjo e qartë e një raporti jo të mirë.

Nuk dihet arsyet përse nuk ndiqen më Dafina dhe Sara.

Dafina-Sara

Ajo që dihet sigurtë është se Ledri pak ditë më parë ndezi rrjetin duke komentuar tek label i Dafinës se pjesa e tij e preferuar në këngën me Elgitin është vargu që në rrjet është komentuar si kundërpërgjigje ndaj projekti të Ledrit me Romeo Veshajn.

Shumëkush, komentin e pa të papërshtatshëm duke i rikujtuar Ledrit se është i martuar.

Më pas, nuk vonoi shumë dhe komenti në fjalë u fshi nga reperi duke lënë të kuptohet se dikujt, e me shumë gjasë Sarës, ai s’i ka pëlqyer aspak.

Related Articles