Që prej momentit kur ata dolën nga shtëpia e “Big Brother”, Dea dhe Kristi, finalistë të formatit, u përfolën për një lidhje, ndërsa të pyetur vetë për një romancë të mundshme mes tyre, ata nuk kanë konfirmuar gjë (por as nuk kanë mohuar), teksa janë shfaqur gjithnjë shumë të afërt në rrjetet sociale.
Gjithsesi, fundjavën e kaluar ka qenë datëlindja e Kristit dhe sigurisht Dea ishte e pranishme, mes disa njerëzve, por cka ka tërhequr vëmendjen e njerëzve ka qenë urimi që influencerja i ka bërë, një urim që le të themi nuk është shumë i zakonshëm mes miqsh.
Këtë e themi për shkak të fotove që janë në postimin e Deas, ku sërish ata shfaqen shumë të afërt, ndërsa po ashtu ajo shihet edhe pranë familjarëve të Kristit, ndërsa ka hedhur edhe një video me momentet e tyre më të bukura bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në një kolonë zanore që mesa duket tani qeka kthyer në kolonën e tyre zanore, ndërsa për këtë video Dea shprehet se e “bën për të qartë”.
Ndërkohë, në fjalët e urimit, ndër të tjera Dea shprehet e lumtur që e ka takuar Kristin në mënyrën më të cuditshme dhe që është shumë “qejf”, teksa përshkruan pak edhe fundjavën që kanë kaluar bashkë.
Nga ana tjetër shumë prej komenteve pyesin nëse janë cift apo jo dhe sa shkojnë, me Ronaldo Sharkën që i thotë edhe “me trashëgime”, duke shtuar më shumë dyshimet për një lidhje, ndërsa nga ana tjetër Kristi i ka kthyer përgjigje urimit thjesht me një koment: “Best team”, cka tregon se vërtetë kënga në videon e publikuar është bërë e tyrja dhe se në lidhje ose jo, e sigurt është që janë “një skuadër”. Dhe një skuadër mjaft simpatike.