Pasi u dha fund thashethemeve se Kiara Tito është në pritje të ëmbël, Luiz Ejlli bëri të kundërtën duke trazuar sërish ujërat. Përmes një postimi në Instagram, Luizi la të nënkuptuar se së shpejti do të bëhen prindër.
Në një foto, ku shfaqet me Kiarën dhe një bebe, Luizi shkruan:
“Sa shpejt kalojnë vitet…Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga Big Brother dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për Story që do bëjmë pas ca kohësh…” shoqëruar me një emoji që shkel syrin.
Gjatë një komunikimi në Instagram Live me ndjekësit e tij disa ditë më parë, Luizi u pyet nëse Kiara ishte shtatzënë. “Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra. Kiara nuk është shtatzënë,” tha ai.
Postimi i fundit lë vend për interpretime të ndryshme. Sidoqoftë, një fëmijë është në planet e çiftit.