Këngëtarja e njohur shqiptare Ruenca Haxhia e njohur me emrin e artit si “Enca”, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës.
Ajo akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike pas një kontrolli të efektivëve të Komisariatit nr. 1 në vilën e kësaj të fundit në Lundër.
Në ballkonin e këngëtares u gjetën 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis. Ajo është shprehur se lëndën narkotike e përdorte për përdorim vetjak.
Bashkë me të është arrestuar dhe i dashuri me ngjyrë i këngëtares, lidhja me të cilin u përfol shumë në media.