Fero ka vendosur t’i largohet përfundimisht muzikës dhe t’i përkushtohet fesë Islame. Kjo u bë e ditur nga ai pak javë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Teksa ditët kalojnë, ai po njihet gjithmonë e më shumë edhe me rregullat e fesë.
Pasi ndërroi emrin, duket se ish-reperi po kërkon ndryshime edhe në jetën private. Së fundmi ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka treguar se feja islame e lejon që burri të ketë më shumë sesa një grua.
“Nuk lejohet që një femër të ndalojë burrin e saj që të marrë një grua të dytë”, shkruhet në postimin që Fero ka publikuar.
Mos ndoshta Fero po na “paralajmëron” se do të ketë më shumë se një grua në jetën e tij?