Gjykata e Tiranës, ka liruar nga qelia Ruensa Haxhian, këngëtaren që njihet nga publiku me emrin Enca. Asaj iu caktua masa ‘detyrim paraqitje’.
Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit. Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por prangosja u krye vetëm me iniciativë të OPGJ.
Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.
Këngëtarja u arrestua 3 ditë më parë pasi iu gjetën 5 vazo me kanabis në banesë. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Enca tha se kanabisin e kishte për përdorim vetjak, njofton Dosja.al.
Përveç saj, Policia shoqëroi në komisariat edhe të dashurin e saj.