“Dramat” dhe ngjarjet e “Love Island Albania”, programit të dashurisë që vjen për herë të parë në Shqipëri në ekranin e TV Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës, kanë tërhequr mjaft vëmendje, si në rrjete sociale, ashtu edhe në mediat rozë, teksa sic mund ta keni parë tashmë në vilën e famshme ndodhen 15 “ishullorë”, të ndarë në 6 cifte.
Për ju që nuk po ju del matematike, bëhet fjalë për 6 cifte të krijuara në “recoupling”, 2 beqarë dhe 1 të eleminuar, Sergein, i cili ka formatin gjatë Prime-t të shkuar.
Banorët e vilës vijnë në fakt nga shtete të ndryshme si Anglia, SHBA, Gjermania, Italia, por edhe qytete të Shqipërisë & Kosovës, e meqë jemi këty, dy prej tyre janë pikërisht me origjinë nga Kosova. Po flasim për Haris Namanin, jo i panjohur për ndjekësit e “Love Island UK”, 22 vjeç, boksier dhe model, i cili prej vitesh jeton në Angli.
‘Rrëmuja po vjen, o do gjej nuse në Shqipëri o hiç’- tha ai ai në klipin prezantues për “Love Island Albania” të shtunën e kaluar, ndërkohë që Haris e bëri zgjedhjen e tij shumë shpejt, vetëm 24 orë pas hyrjes në vilë. Tani ai është çift me Amadean, por a do të vazhdojnë ata të jenë bashkë? E bëjmë pyetjen pasi ai ka dalë në takim jashtë vile edhe me Sofielën dhe është afruar po ashtu me Iris.
Ndërkohë e radhës nga Kosova është Aishah, 24-vjeçarja që në fakt është gjysmëshqiptare prej Vushtrie dhe gjysmëamerikane nga Kalifornia e që ka zgjedhur të jetoj në Miami. Në vilë ajo ishte surpriza e javës, sepse hyrja e saj ndodhi pas komunikimit të rezultatit të sondazhit për 3 çiftet më të pëlqyera dhe hyrja e Aishah nga ballkoni ishte ‘bomba’ që trazoi gjithçka, fiks në këtë moment.
“Vajza më falni se mund të zgjedh partnerin tuaj…”-është shprehur Aishah në klipin e saj, ndërsa gjedhja e saj për takimin e parë ishte Salioni, por a do të jetë ai partneri i saj në vilën e dashurisë?
Për t’i parë si do shkojnë të gjitha “dramat”, duhet të presim të dielën 21:00 me Luana Vjollcën live nga studio në Tv Klan dhe vila në Palasë për të zbuluar se çfarë do të ndodhë.