Olta Gixhari ishta padyshim një prej protagonisteve të “Big Brother VIP 2”, një prej rivaleve, ose më sakt rivalja e vetme e Luiz Ejllit, që në fund u shpall fitues, teksa aktorja sic mund ta dini, vendosi të mos e conte rrugëtimin në reality show deri në fund, duke e braktisur lojën për të qenë pranë të birit.
Gjatë eksperiencës në “BBVIP”, Olta pati një marrëdhënie disi të komplikuar me fansat e formatit dhe me publikun në përgjithësi, me shumë prej tyre që fillimisht nuk ishin fare fansa të saj dhe me shumë të tjerë që e përkrahën që nga fillimi, ndërsa në fund, sidomos pas daljes, i rifitoi sërish njerëzit, të cilët edhe e pranuan “që nuk shihet BB pa Oltën”, edhe pse mund të ishin fansa të Luizit.
Pikërisht për marrëdhënien e komplikuar me publikun është pyetur Olta në rubrikën “Ask me a question” në Instagram, më saktësisht “si u ndje kur mori vesh që gjysma e shqiptarëve e urrente”, ndërsa aktorja e njohur nuk hezitoi të japë një përgjigje.
“U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje, pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality show”- u shpreh Gixhari, duke vlerësuar edhe “urrejtjen” qëka marrë, ndërsa shtoi:
“Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë.”