Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, duket se është duke e shijuar në maksimum lidhjen e tij të re.
Ai shpesh publikon imazhe me dedikime për të dashurën e tij, pa e zbuluar identitetin e saj.
Njëlloj, këngëtari i hitit “N.U.N” veproi edhe në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory.
Bëhet fjalë për një imazh, ku shfaqej një buqetë me lule në një dhomë të errët, teksa në mbishkrimin e saj pati disa fjalë dashurie.
“Nganjëherë vetëm të shikoj dhe mendoj me veten: Si pata kaq fat, nuk e di. Por të lutem dije që jam mirënjohës për ty çdo ditë dhe nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Por thjeshtë e di se të dua”, ka shkruar Blero në fotografi.
Ai ka etiketuar edhe një llogari të Instagramit, e cila i përket të dashurës së tij, por është pa emrin dhe mbiemrin e vërtetë.